RAYMAR HOTELS (5*)

  • 17622825
  • 17650275
  • 17650282
  • 20769825
  • 33694615
  • 33694903
  • 33695105
  • 36099002
  • 39853589
  • 39854117
  • 39854198
  • 39854255
  • 39854318
  • 39854384
  • 40040898
  • 40041228
  • 40041357
  • 40041468
  • 40041584
  • 40041772
  • 40041899
  • 40042517
  • 40042667
  • 40765136
  • 40766655
  • 119428335

PROJECT OVERVIEW

RAYMAR HOTELS & RESORTS  – 5* – ALARA– ALANYA

Pozita: Hoteli është I vendosur ne regjionin Alara, 36 km nga Alanya dhe 90km nga aeroporti i Antalisë.

Vendosja: Hoteli posedon 266 dhoma në një ndërtesë me 6 kate. Dhoma standarde janë 208 (24m², shtrat francez + një shtrat +sofa, max2+2pax), dhoma standarde superiore janë 30 (37², max4pax). Dhoma familjare janë 18 (37m², dy dhoma gjumi me derë ndarëse në mes, një banjë, max4pax), dhoma suita 4, (50m², një dhomë gjumi me pjesën e ndejës, një banjë me Jacuzzi, max3pax) dhe Tower Suita 6, /suita në kullë/ (45m², një dhomë gjumi me pjesën e ndejës, një banjë me Jacuzzi, VIP dizajn, max3pax). Të gjitha janë me ballkon, banjë private me dush, vaskë dhe tharëse flokësh, sistem të klimatizuar qendror i cili punon sipas kushteve klimatike, linje telefoni direket, mini bar (rimbushet ne baza ditore me ujë dhe lëngje), arke, TV satelitor dhe kanale muzikore.

Shërbimi: Ultra All Inclusive – bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, dreka, ushqim i lehte i pasdites, ëmbëlsira, kafe, çaj, darkë dhe bufe e hapur në orët e vona. Të gjitha pijet joalkoolike dhe alkoolike vendore dhe standarde të importuara, mini bari rimbushet çdo dite me ujë dhe lëngje. A’la Carte restorantet me rezervim paraprak dhe shfrytëzohet pa pagës një here gjatë qëndrimit. Bufe dietale dhe bufe për fëmijë janë në restorantin kryesor. Nuk janë te përfshira në koncept: pijet alkoolike luksoze të importuara, lëngu i freskët i pemëve, verërat speciale, shërbimi në dhomë, A’la Carte restorantet nuk lejohen për fëmijët nen moshën 7 vjeçare.

Përmbajtja: Restoranti kryesor me shërbime te bufes se hapur, A’la Carte restorantet: kuzhinë turke, restorant peshku, kuzhinë meksikane, bare përgjatë kompleksit hotelier, disko klub. Mjeku, floktari, pastrimi i rrobave, qendra tregtare, rent a car, interneti (në lobi është pa pagesë) dhe lojërat kompjuterike janë me pagese shtesë.

Plazhi: Hoteli posedon plazh privat, me rëre dhe guralec, shtretërit, peshqirët dhe ombrellat janë pa pagesë.

Sporti dhe argëtimi: Pishinë e brendshme dhe e jashtme, pishinë për fëmijë, rrëshqitëse te ujit, palestër e sportive, saunë, banjë turke, Jaccuzi, teren tenisi, volejbolli, basketbolli janë pa pagesë.
Ndriçimi dhe pajisjet për tenis, orët për tenis, masazhi, SPA qendra, bilardo, sportet ujore dhe shkolla për zhytje janë me pagesë shtesë.
Programe argëtuese, gara të ndryshme gjate ditës, show program në mbrëmje, mini klub për fëmije dhe programe për fëmijë.

Më shumë kliko: Raymarhotels